E konfirmojnë ukrainasit: Ne qëndrojmë prapa shpërthimeve të sotme në Krime

Bota

E konfirmojnë ukrainasit: Ne qëndrojmë prapa shpërthimeve të sotme në Krime

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sërë shpërthimesh që janë dëgjuar në Krimenë e aneksuar nga rusët, janë vepër e forcave ukrainase, ka konfirmuar Shërbimi Sekret i Ukrainës.

“Mund të konfirmoj se ishin veprimet e forcave tona që kishin cak bazat ushtarake të pushtuesve”, tha Andrii Yusov.

“Puna e inteligjencës dhe forcave të armatosura ukrainase po vazhdon në drejtim të objekteve ushtarake të pushtuesve në zonat e pushtuara përkohësisht, përfshirë urën e Krimesë”, shtoi zyrtari ukrainas.

“Qëllimi kryesor është çlirimi i Krimesë së Ukrainë. Në këtë fazë, pozicionet e armiqve duhet të dobësohen. Krimea akoma po përdoret si qendër logjistike, ku ndër tjerash për transportimin e forcave armike në pjesë tjera të Ukrainës. Me qëllim që të shkatërrojmë këtë qendër logjistike, po kryhen operacione në det, ujë dhe ajër”, u tha ndër tjera nga inteligjenca e Ukrainës.

E autoritetet e atjeshme që janë nën kontrollin e rusëve, kanë pezulluar trafikun mbi urën Kerch, kurse video të ndryshme shfaqin re të tymit të zi duke u ngritur në qiell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat