Putin nis fjalimin vjetor: Populli rus mbështet luftën në Ukrainë

Bota

Putin nis fjalimin vjetor: Populli rus mbështet luftën në Ukrainë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 10:33
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin iu është drejtuar sot zyrtarëve rusë dhe publikut në fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit. Ai nisi duke thënë se ky fjalim është një “vështrim drejt së ardhmes”, duke theksuar se ka çështje për tu zgjidhur në lidhje me zhvillimin e vendit.

Vladimir Putin fillon duke prekur “planet afatshkurtra” të Rusisë dhe “përpjekjet” e popullit rus. Putin përshëndeti popullatën, duke i falënderuar për mbështetjen e asaj që ai e quan “operacioni ushtarak special” në Ukrainë.

Ai vlerësoi heronjtë në vijën e parë dhe në llogore, që po vuajnë por që  kanë mbështetjen e Rusisë. Putin u ndal gjithashtu edhe te Perëndimi, duke kritikuar ato që ai i sheh si prirje koloniale, duke theksuar se në fakt qëllimi i vetëm është shkatërrimi i Rusisë.

Udhëheqësi rus tha se SHBA është “absolutisht e vendosur” për të nxitur ndarjen në vend.

Putin falënderoi gjithashtu bizneset ruse që kanë dërguar miliarda për bamirësi në dy vitet e fundit. Ai tha se njerëzit po dërgojnë pako në vijën e frontit për të mbështetur ushtarët që luftojnë në Ukrainë, duke treguar se “i gjithë vendi është me ta”.

Sipas tij, uniteti politik i Rusisë është një shtyllë kyçe dhe se nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat