Ashton e zhgënjyer me Bosnjën

Bota

Ashton e zhgënjyer me Bosnjën

Më: 18 prill 2013 Në ora: 15:44

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur zhgënjim të thellë që Bosnja, edhe gjashtë muaj pas vizitës së saj të fundit në Sarajevë, nuk ka shënuar asnjë përparim.

Ajo ka thënë se nga liderët boshnjakë janë kërkuar reforma, ndërsa ata janë fokusuar në inetersa partiakë dhe etnikë.

Megjithatë, Ashton ka thënë se beson fuqishëm në të ardhmen evropiane të Bosnjës, sepse “kjo është ajo që duan qytetarët”.

Ashton ka qëndruar sot në Bosnjë, ku ka vizituar edhe Memoralin e Srebrenicës, që u kushtohet viktimave të masakrës së vitit 1995.

Kryediplomatja evropiane do të vazhdojë vizitën në Kroaci, ku sonte është paraparë takimi me presidentin, Ivo Josipoviq.

Këtë javë, Ashton ka qëndruar edhe në Tiranë dhe Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat