Turqia dënon sulmin me dron të Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Bota

Turqia dënon sulmin me dron të Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 10:59
Fotoilustrim

Turqia thirri të drejtën ndërkombëtare për të dënuar sulmin me dron të kryer nga Ukraina të dielën kundër anijeve ruse në ujërat e Libanit.

Ministria turke e Mbrojtjes tha të enjten se sulmet e Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane shkelin ligjin ndërkombëtar, duke shtuar se u bën thirrje palëve ndërluftuese të përmbahen nga sulmet ndaj anijeve tregtare dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, kryerja e veprimeve armiqësore në ujërat e një shteti neutral është e paligjshme. Pala libiane e ka ngritur çështjen e sulmeve ndaj anijeve, brenda dhe jashtë portit të Bengazit, në vëmendjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ministria gjatë konferencës së saj javore në Ankara.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha të martën se një sulm me dron ndaj një anijeje ushtarake ruse dhe një anijeje mallrash në ujërat libiane të dielën përbënte një akt legjitim vetëmbrojtjeje, duke iu përgjigjur kritikave nga qeveria e Tripolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat