I ftohti polar, vret 21 persona në Amerikë - Bota Sot
I ftohti polar, vret 21 persona në Amerikë

Bota

I ftohti polar, vret 21 persona në Amerikë

Më: 8 janar 2014 Në ora: 08:13

I ftohti polar në Shtetet e Bashkuara ka kaluar nga perëndimi në lindje dhe veri të vendit, duke vendosur rekord në temperatura të ulëta, nga Bostoni në Birmingam, duke lënë 21 persona të vdekur, njoftojnë autoritetet.

Disa pjesë të shtetit, kanë përjetuar temperatura që janë më të ulëta sesa në Antarktik.

Në këtë fenomen, për të cilin sinoptikët thonë se nuk është edhe aq i pazakonshëm, të gjitha 50 shtetet amerikane kanë përjetuar temperatura ngrirëse gjatë të martës.

Këtu përfshihet edhe Havai, ku termometri ka regjistuar temperaturën prej -8 gradë celzius në majën e Mauna Kea, që është një vulkan i fjetur.

Në New York, ndërkaq i ftohti arriti në -12 gradë, kurse në Boston -18 gradë celzius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...