KS i KB-së sot voton Rezolutën për Srebrenicën - Bota Sot
KS i KB-së sot voton Rezolutën për Srebrenicën

Bota

KS i KB-së sot voton Rezolutën për Srebrenicën

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 09:18

Këshilli i Sigurimit ka shtyrë për sot votimin e rezolutës për Srebrenicën të cilin e ka paraqitur Britania e Madhe, pasi Rusia ka kërcënuar se do t’i vë veto asaj, për shkak të referencës për gjenocid.

Në këtë propozim rezolutë, Serbia akuzohet për gjenocid kundër popullit boshnjak si dhe për përdhunim seksual, të vajzave, grave, fëmijëve dhe burrave jo vetëm në Srebrenicë, por edhe nëpër gjithë Bosnjën.

Përdhunimi seksual gjatë luftës cilësohet krim lufte. Qeveria britanike ka ndarë 1.5 milion euro për të shënuar 20 vjetorin e masakrës më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore që ndodhi në Srebrenicë nga forcat serbe dhe të ushtrisë serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ndjekë ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës më 11 korrik.

Vuçiq ka thënë se do të ndjekë ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës më 11 korrik.

“Është koha të tregojmë se jemi të gatshëm për pajtim dhe se jemi të gatshëm të përkulim kokën tonë para viktimave të popujve tjer ë”, ka thënë Vuçiq, të martën vonë në Beograd.

Serbia, serbët e Bosnjës dhe Rusia e kundërshtojnë këtë term. Gjykatat ndërkombëtare dhe shumica e zyrtarëve në OKB e kanë përdorur atë për të përshkruar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...