Parlamenti Evropian “godet” Serbinë, miraton Rezolutën për Srebrenicën - Bota Sot
Parlamenti Evropian “godet” Serbinë, miraton Rezolutën për Srebrenicën

Bota

Parlamenti Evropian “godet” Serbinë, miraton Rezolutën për Srebrenicën

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 15:14

Parlamenti Evropian gjatë seancës së sotme plenare në Strasburg, miratoi një rezolutë që dënon fuqishëm gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Srebrenicë nën komandën e gjeneralit, Ratko Mlladiq, dhe njësitë paramilitare.

Teksti i rezolutës përmban edhe dy ndryshime – dënon veton e përdorur nga Rusia kundër Rezolutës britanike për Srebrenicë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – përshëndet vendimin që 11 korriku të shpallet ditë zie në Bosnje-Hercegovinë në kujtim të viktimave.

Parlamenti Evropian ka dënuar masakrimin e tetëmijë burrave dhe djemve myslimanë dhe theksoi se vetëm përmes njohjes së krimit mund të vij deri tek paqja e vërtetë në Ballkan.

Vlen të theksohet se Rezoluta për Srebrenicën është futur në rendin e ditës pas propozimit të deputetes kroate, Ivana Jakovcicad.

Kujtojmë se edhe Kongresi amerikan ka vendosur të votoj një Rezolutë tillë gjatë ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...