Holanda dëshiron të pranojë refugjatë, vetëm përkohësisht - Bota Sot
Holanda dëshiron të pranojë refugjatë, vetëm përkohësisht

Bota

Holanda dëshiron të pranojë refugjatë, vetëm përkohësisht

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 17:39

Holanda është e gatshme në parim që të pranojë një valë të azilkërkuesve që janë duke ardhur në Evropë por vetëm si një " zgjidhje e përkohshme " , thuhet nga Qeveria e Holandës.

Në afat të gjatë, ajo që është e nevojshme është për të krijuar strehim më të mirë për refugjatët pranë zonës së konfliktit , thuhet në deklaratë të qeverisë , duke shtuar se Holanda do të dhurojë këtë vit 110 milionë euro për të përmirësuar kapacitetet në afërsi të Sirisë .

Qeveria planifikon të forcojë politikën e saj të heqjes së ndihmës në formën e ushqim dhe strehimit pas disa javësh personave të cilëve u është refuzuar statusi i refugjatit .

Në deklaratën e qeverisë holandeze nuk përmendet se sa refugjatë ky shtet është i gatshëm që të pranojë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker të mërkurën duhet që të publikojë propozimin për rishpërndarjen e 160 mijë azilkërkuesve ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do të merrte pjesë edhe Holanda, ku sipas numrit të banorëve i bie që do të ishin rreth 9 mijë refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...