UNICEF: Mijëra fëmijë rrezikojnë jetën duke kaluar Mesdheun

Bota

UNICEF: Mijëra fëmijë rrezikojnë jetën duke kaluar Mesdheun

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se një numër i madh fëmijësh vazhdon të rrezikojë jetën duke bërë udhëtimin e rrezikshëm nga Libia në Itali.

Agjencia për Fëmijë e OKB-së UNICEF tha se gati 26,000 fëmijë, shumica e tyre të pashoqëruar, kanë kaluar Mesdheun vitin e kaluar.

Në raportin e ri “Një udhëtim vdekjeprurës për fëmijët”, UNICEF tha se shumë fëmijë vujanë nga dhuna dhe abuzimi seksual në duart e kontrabanduesve, porse rrallë raportojnë, nga frika e arrestimit dhe dëbimit.

Agjencia po ashtu tha se fëmijët vujanë nga mungesa e ushqimit, ujit dhe kujdesit mjekësor në qendrat e paraburgimit në Libi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat