Shtatëvjeçarja siriane i gëzohet aksionit të Trump për Sirinë

Bota

Shtatëvjeçarja siriane i gëzohet aksionit të Trump për Sirinë

Më: 9 prill 2017 Në ora: 16:43
Sirim

Si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kimik që ndodhi në provincën Idlib të Sirisë, ku humbën jetën rreth 80 persona në mesin e tyre fëmijë, Presidenti amerikan Donald Trump dha urdhër për një sulm ajror ndaj një baze ushtarake të Assadit në shtetin sirian.

Por shumë e përshëndetën sulmin amerikan në Siri.

Tejet mbështetëse dhe falënderuese doli të jetë refugjatja siriane Bana Alabed e cila u bë e njohur për gjithë botën nga rrëfimi i përjetimeve të saj të luftës së tmerrshme gjashtëvjeçare në Sirim.

”Jam një fëmijë sirian i cili vuajti nga regjimi i Bashar al-Asad dhe Putini. E mirëpres aksionin e Donald Trump për t’i luftuar vrasësit e popullit tim”.

Ky është reagimi i Banas të cilin e ka publikuar në llogarinë e saj Tëitter, e që në këtë mesazh ajo ka fajësuar dhe Presidentin rus Vladimir Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat