"Optimizëm i matur" në Kremlin pas takimit Trump-Lavrov

Bota

"Optimizëm i matur" në Kremlin pas takimit Trump-Lavrov

Më: 11 maj 2017 Në ora: 14:03
Uashington, 10 maj 2017.

Kremlini shprehu "optimizëm të matur" rreth perspektivës për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, pas takimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me presidentin amerikan, Donald Trump, të mërkurën në Uashington.

"Kemi shumë punë para nesh", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai po ashtu tha se samiti i G20-ës (grupit të ekonomive kryesore) në Gjermani, në muajin korrik, do të jetë "rast i mirë" për Trumpin dhe presidentin rus, Vladimir Putin, që të takohen sy më sy.

Trump, pas takimit me Lavrovin, ka thënë se bisedimet me të kanë qenë “shumë të mira” dhe se dy vendet po punojnë për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Në delaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë është thënë se Trump i ka kërkuar Lavrovit “të frenojë” presidentin sirian, Bashar al-Assad, dhe Iranin. Të dy janë aleatë të ngushtë të Rusisë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump ka diskutuar edhe çështjen e Ukrainës me Lavrovin dhe ka theksuar përgjegjësinë e Rusisë për të zbatuar Marrëveshjen e Minskut për paqe në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat