13 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare

Bota

13 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:38
Ilustrim

Më shumë se 13 milionë persona, gjysma e të cilëve fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare në Siri, pavarësisht uljes relative të dhunës në këtë vend të shkatërruar nga më shumë se gjashtë vite luftë, theksoi sot OKB.

Konflikti që ka prekur Sirinë që prej vitit 2011, u ka kushtuar me jetë më shumë se 330000 personave dhe ka nxjerrë në rrugë miliona banorë.

“Ndërkohë që kriza ka hyrë në vitin e shtatë, përmasat, përkeqësimi i situatës dhe kompleksiteti i nevojave në mbarë Sirinë mbeten të mëdha”, nënvizoi në një raport Zyra e çështjeve humanitare të OKB-së.

“Rreth 3,1 milionë persona, shtatë në dhjetë banorë në Siri, kanë nevojë për asistencë humanitare”, sipas raportit që thekson se për rreth gjysmën prej tyre, kjo nevojë ka arritur një prag kritik.

“Fëmijët përbëjnë 40 për qind të personave në nevojë”, nënvizoi OKB.

Në vitin 2017, më shumë se 721000 persona, 66000 prej të cilëve refugjatë, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat