Kina pajtohet të importojë më shumë mallra nga SHBA - Bota Sot
Kina pajtohet të importojë më shumë mallra nga SHBA

Bota

E premte, 19 tetor 2018

Kina pajtohet të importojë më shumë mallra nga SHBA

Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Kina ka rënë dakord të blejë më shumë mallra dhe shërbime amerikane, një masë që Uashingtoni thotë se do të “zvogëlojë ndjeshëm” defiçitin vjetor të tregtisë me Pekinin prej 335 miliardë dollarësh.

“Të dy palët ranë dakord për rritjen domethënëse në eksportet e bujqësisë dhe të energjisë të SHBA”, tha një deklaratë e përbashkët e publikuar nga SHBA e Kina.

“Kjo do të ndihmojë në mbështetjen e rritjes dhe punësimit në Shtetet e Bashkuara” theksohet më tej.

Megjithëse nuk është shprehur në mënyrë specifike nga të dyja palët, marrëveshja duhet të zvogëlojë gjithashtu frikën e një lufte tregtare të afërt ndërmjet dy vendeve.

Të dyja vendet gjithashtu ranë dakord të vazhdojnë të flasin për masat me të cilat Kina do të importojë më shumë energji dhe mallra bujqësore nga SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test