Stoltenberg: Gjeorgjia meriton të bëhet pjesë e NATO-s - Bota Sot
Stoltenberg: Gjeorgjia meriton të bëhet pjesë e NATO-s

Bota

E enjte, 15 nëntor 2018

Stoltenberg: Gjeorgjia meriton të bëhet pjesë e NATO-s

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:29

Presidenti gjeorgjian Giorgi Margvelashvili dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ranë dakord të enjten se Gjeorgjia duhet të bëhet anëtare e aleancës.

“Populli i Gjeorgjisë meriton një përparim të shpejtë drejt Aleancës së NATO-s,” tha Margvelashvili në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Bruksel.

Stoltenberg konfirmoi që NATO mbështeti plotësisht planin e Tbilisit për t’u bashkuar me aleancën. Sipas sekretarit, udhëheqësit e NATO-s riafirmuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Gjeorgjisë të mërkurën.

Nga ana e tij, shefi i Aleancës Veri-Atlantike  falënderoi Gjeorgjinë për përfshirjen e saj në ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Detit të Zi dhe kontributin e saj në misionin e NATO-s në Afganistan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test