Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se pesë ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë luftimeve intensive në lindje, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.
Ministria ka thënë se ushtarët u vranë gjatë konfliktit që zgjati për pesë orë të tëra. Luftimet, sipas ministrisë, shpërthyen kur rebelët filluan të bombardonin ushtrinë, në përpjekje për të thyer vijën e frontit në rajonin Lugansk të Ukrainës.
Rebelët në Lugansk, megjithatë, kanë akuzuar forcat qeveritare se ata ishin të parët që i sulmuan.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat ukrainase u sulmuan me artileri të rëndë.
“Rusët po përpiqen të sulmojnë trupat tanë, duke shkelur armëpushimin”, ka thënë presidenti Poroshenko.