Shkretëtira shndërrohet në det

Bota

Shkretëtira shndërrohet në det

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Foto

Arabia Saudite është goditur nga reshjet e pashembullta në ditët e fundit dhe 30 njerëz kanë humbur jetën.

Shumë shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë dëmtuar në stuhitë dhe përmbytjet, raportojnë mediat vendore.

Ndërkohë, shërbimet e shpëtimit kanë evakuuar rreth 4,000 njerëz nga zonat e prekura nga përmbytjet.

Shfrytëzuesit e rrjetit social publikuan pamjet që tregojnë se përmbytjet e shndërruan shkretëtirën në det dhe shumë prej tyre i kanë quajtur këto imazhe apokaliptike.

Shumë dëshmitarë okularë pohojnë se kurrë nuk e kanë parë këtë lloj fatkeqësie në shkretëtirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat