Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka mbledhur kabinetin e luftës, pasi që forcat ruse sulmuan anijet ukrainase në Detin e Zi, ku mbetën të lënduar disa anëtarë të ekuipazhit.
Ndërsa Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka akuzuar Ukrainën për shkelje të ligjit ndërkombëtarë, duke thënë se së shpejti do t’i bëj publike disa prova të “pakundërshtueshme”, shkruan Euronews,
Tensionet e thelluara midis dy vendeve kanë detyruar Bashkimin Europian që të ndërhyjë, duke iu bërë thirrje Kievit dhe Moskës që të “veprojnë në mënyrë të matur për të minimizuar tensionet” në Detin e Zi.