Tërmet i fuqishëm në Alaskë

Bota

Tërmet i fuqishëm në Alaskë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:57
Tërmet i fuqishëm në Alaskë

Një tërmet i fuqishëm goditi të premten qytetin Anchorage të Alaskës, duke shkaktuar dëme materiale, por nuk ka njoftime për plagosje të rënda apo vdekje.

Tërmeti me magnitudë 7.0 bëri që zyrtarët të paralajmëronin për cunami për zonat bregdetare të Alaskës jugore, i cili më vonë u anulua.

Instituti Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti ishte ndodhi rreth 13 kilometra në veri të qytetit Anchorage dhe goditi në orën 8:29 të mëngjesit.

Image

Tërmeti tronditi ndërtesa, theu xhama dritaresh si dhe shkundi shtylla ndriçimi dhe pemë.

Banorët e qytetit postuan fotografi në mediat sociale ku dukeshin dëmtime në shtëpitë dhe bizneset e tyre, si dhe nëpër rrugë. Energjia elektrike u ndërpre për shumë banesa.

Image

 

Njerëzit vraponin në rrugë nga frika ose përpiqeshin të mbroheshin brenda zyrave dhe shtëpive.

Image

 

Universiteti i Alaskës tha se po do të qëndronte mbyllur të premten.

Aeroporti i qytetit Anchorage ndali përkohësisht të gjitha fluturimet dhe kulla e kontrollit ajror u evakuua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat