Gabimisht në fakrikën e lëkurës, kapen 80 milion euro kokainë në Itali

Bota

Gabimisht në fakrikën e lëkurës, kapen 80 milion euro kokainë në Itali

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sasi rekord kokaine me vlerë rreth 80 milionë euro është zbuluar në një konteiner mallrash i  dorëzuar gabimisht në një fabrikë lëkure në provincën e Vicencës në Itali.

690 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në pako 1 kg e me vlerë rreth 80 milionë euro,  është gjetur e fshehur në një kontenier që transportonte lëkurë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Kontenieri me kokainë ka mbërritur gabimisht në magazinat e një fabrike lëkure në komunën Zemerghedo në provincën e Vicencës.

Ka qenë pronari i këtij biznesi, i cili ka informuar policinë italiane për këtë "thesar ilegal" të mbërritur në magazinat e tij.

Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.

Dyshohet se gjatë tranzitimit të tij është gabuar në shpërndarjen e numërimit të kontenierëve.

Si pronari i fabrikës ashtu dhe shoferi që ka tansportuar kontenierin deri në fabrikë rezultojnë të mos kenë lidhje me këtë trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo sasi rekord kokaine është një aferë e krimit të organizuar në marrëveshje me narkotrafikantët amerikano-jugor.

Autoritetet italiane kanë vlerësuar se kjo sasi kokaine do të sillte një përfitim prje 80 milionë euro.

Policia italiane ka nisur një proces hetimor dhe është mjaft e rezervuar në dhënien e informacionit.

Porti i Livornos nga ku ka hyrë dhe kontenieri i kokainës është shndërruar gjatë viteve të fundit në një udhëkryq të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Italisë e Europës.

Gjithashtu duket se nuk është e rastësishme që kontenieri me kokainë ka mbërritur në territorin e Vicencës, i njohur për konsumin e madh të drogës e në një fabrikë lëkurë, ku kohë  më parë janë sekuestruar ngarkesa me lëkurë të lagura me kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat