Rusia kritikon thirrjet e SHBA-së dhe BE-së për Rrjedhën Veriore 2

Bota

Rusia kritikon thirrjet e SHBA-së dhe BE-së për Rrjedhën Veriore 2

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Rusia ka kundërshtuar thirrjet e reja amerikane dhe ato evropiane për të bllokuar projektin e gazsjellësit, Rrjedha Veriore 2, që është përkrahur nga Moska dhe do të kalojë nën Detin Baltik.

Në një rezolutë të miratuar më 12 dhjetor, Parlamenti Evropian ka kërkuar që të anulohet gazjellësi që dërgon gazin rus drejtpërdrejt në Evropën Perëndimore, duke anashkaluar rrjetin ekzistues përmes Ukrainës.

“Ky është një projekt politik që përbën kërcënim për sigurinë energjetike evropiane”, është thënë në rezolutë.

Ky hap ka ardhur një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka dënuar projektin në vlerë të 11 milirdë dollarëve dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të “përdorë të gjitha mundësitë për të mbështetur sigurinë energjetike evropiane”.

Më 13 dhjetor, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e ka cilësuar Rrjedhën Veriore 2 një projekt “paqësor dhe premtues” si dhe i ka cilësuar politikanët evropianë, që kanë kundërshtuar projektin, si “pjesëtarë të listës së një grupi lobistësh”.

Zakharova po ashtu ka ritheksuar se përpjekjet amerikane për të dëmtuar projektin në Gjermani janë shembull i një “gare të padrejtë”, meqë Moska e cilëson këtë projekt plotësisht komercial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat