Iraku nis rindërtimin e xhamisë ikonë që u rrënua nga ISIS-i

Bota

Iraku nis rindërtimin e xhamisë ikonë që u rrënua nga ISIS-i

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 00:21
Xhamia Madhe të Mosulit Al-Nuri

Një udhëheqës fetar i Irakut vuri gur-themelin për rindërtimin e Xhamisë së Madhe të Mosulit Al-Nuri, e cila është rrënuar nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS).

Abdul Latif al-Humayimit iu bashkuan në ceremoni edhe personalitete të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Xhamia, minarja e pjerrët e së cilës ka qenë një nga monumentet më të famshme të Mosulit, është vendi ku udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur “kalifatin” në vitin 2014.

Grupi xhihadist e ka hedhur atë në erë vitin e kaluar, derisa forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollon e Mosulit.

Beteja për Mosulin ka zgjatur pothuajse nëntë muaj, ka lënë zona të mëdha të shkatërruara, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur më shumë se 900,000 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat