Me 26 korrik në Rrezallë të Skenderajt, trajneri i Trepçës nga Mitrovica, Sabri Hyseni, njëherësh nënkryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, është aksidentuar rëndë. Sipas kryetarit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, Sabriu ka dalë nga koma, është në gjendje stabile dhe ka filluar të flas. “Për momentin gjendja e Sabriut është stabile.
Sipas informatave dhe bisedave me mjekë, ai është në spitalin kirurgjisë abdominale në Prishtinë. Është në rehabilitim. Ai ka dalë prej kome, ka filluar të flas. Sabriu ka pasur thyerje të brirëve dhe unazave kurrizore. Shpresojmë se shumë do të përmirësohet”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.