Detaje nga vrasja/ Shqiptarja u godit me shufra hekuri nga babai i saj - Bota Sot
Detaje nga vrasja/ Shqiptarja u godit me shufra hekuri nga babai i saj

Diaspora

Detaje nga vrasja/ Shqiptarja u godit me shufra hekuri nga babai i saj

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:32
Angjelina Petro

Mediat greke i japin jehonë të gjerë vrasjes së një vajze 29 vjeçare shqiptare nga babai i saj.

"Kathimerini" shkruan se shqiptari dyshohet se e ka goditur me shufër hekuri në kokë vajzën duke i shkaktuar vdekjen. 

Mjekja ligjore Krisavgji Kushi në Korfuz i tha tv Skai, se vajza është goditur disa herë me shufër hekuri dhe ajo është përpjekur deri në momentet e fundit që të mbrohet.

Pas kësaj, ai e varrosi në pjesën e pasme të shtëpisë.

Krimi erdhi si pasojë e grindjeve të vazhdueshme pasi Angjelina Petro, ishte në një marrëdhënie intime me një shtetas nga Afganistani, marrëdhënie të cilën babai i vajzës nuk e kishte pranuar asnjëherë.

Kohët e fundit, sipas gazetës, 28 vjeçarja jetonte me partnerin e saj, dhe ishte pikërisht ai që denoncoi zhdukjen në polici, pasi thirrjeve të vazhdueshme në telefon, duke mos marrë përgjigje.

Mësohet se nëna e viktimës ka jetuar në Shqipëri.

Trupi i viktimës është gjetur dje natën vonë ndërsa vrasja ka ndodhur midis datës 1 dhe 2 janar.

Prokuroria greke ka ngritur zyrtarisht akuzën e vrasjes ndaj 52 vjeçarit shqiptar.

Trupi i pajetë të së resë ndodhet ende në morg, ndërsa pritet t'i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...