Shqiptarët e Greqisë refuzojnë Samitin e Diasporës: Nuk shitet Shqipëria Edi Rama! - Bota Sot
Shqiptarët e Greqisë refuzojnë Samitin e Diasporës: Nuk shitet Shqipëria Edi Rama!

Diaspora

Shqiptarët e Greqisë refuzojnë Samitin e Diasporës: Nuk shitet Shqipëria Edi Rama!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Pandeli Majko dhe Edi Rama

Komuniteti shqiptar në Greqi refuzon Samitin e Dytë të Diasporës, duke e quajtur atë parodinë e radhës.

Në një reagim drejtuar kryeministrit ata shprehen njëzëri se: “Nuk falet, as shitet Shqipëria zoti Edi Rama!”, duke refuzuar takimin e përvitshëm me të dhe ministrin e Diasporës Pandeli Majko.

Ndërkaq komuniteti shqiptar në Greqi shprehet se do të përballet me qeverinë, për të fituar betejën me politikën e korruptuar dhe politikanët e shitur.

Reagimi drejtuar Edi Ramës

Drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama

I nderuar z. Kryeministër!

Si një orator mbresëlënës, Ju shpreheni aq bukur, me një referim në lëndën tonë mësimore këtu në Greqi se “Udhëtimi i Odisesë drejt Itakës është një imazh shprehës se si kombi, një bashkësi gjithmonë në rrugëtim, është po ashtu një nocion dhe një koncept në shndërrim të vazhdueshëm. Me këto premisa edhe Samiti II i Diasporës shqiptare do të ketë doemos një fizionomi të re, ndryshe nga i pari.”

Fatkeqësisht, me të dhënat e deritanishme, ky samit është shumë larg ambicieve Tuaja.

Jo vetëm që nuk ka fizionomi të re, por përkundrazi, forma e parashtruar dhe e faktuar e realizimit shkakton indinjatë të thellë, zhgënjim dhe keqardhje pa masë!

Në këto kushte, komuniteti shqiptar në Greqi, aspak neglizhues ndaj detyrimeve apo thirrjes së vendit amë, i bashkohet zërit protestues brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Nuk falet, as shitet Shqipëria zoti Edi Rama!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...