I refuzohet leja e qëndrimit në Francë, Valmirit i përkeqësohet shëndeti. Reagon vëllai: Dikush i dha drogë me shiringë

Diaspora

I refuzohet leja e qëndrimit në Francë, Valmirit i përkeqësohet shëndeti. Reagon vëllai: Dikush i dha drogë me shiringë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 20:29
Valmir Osdautaj

Valmir Osdautaj nga Isniqi i Deçanit kishte braktisur vendin për të shkuar si azilant në Francë, përkatësisht në Metz.

Por para gjashtë dite, atij i është refuzuar leja e qëndrimit në këtë vend, ku Policia Franceze e kishte dërguar atë në Qendrën për Kthim në Vendlindje.

Mirëpo, vëllai i tij Bujari, për Indeksonline thotë se Valmiri është rrahur nga një grup marokenë në atë qendër.

Derisa, as gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Sipas tij, ata i kanë dhënë edhe substancë narkotike, duke bërë kështu që i riu nga Deçani që katër ditë të jetë në gjendje aspak të mirë shëndetësore.

“Para një ore kemi fol, sepse që katër ditë ka qenë në ndikim të heroinës më shiringë. Ai nuk ka përdorë asnjëherë substancë. Të enjten me ka thirrur dhe me ka thënë që ka problem me maroken dhe se po donë me e mbytë. Edhe pastaj më ka humb kontakti me të deri tani”, ka thënë Bujari.

Bujari dyshon në raportin e Policisë në Francë ku thuhet se Valmiri ka përdorë substancë narkotike.

“Sipas të burgosurve aty është sjell në qendër të kthimit pa vetëdije. Unë dyshoj në ata marokenët. Po, raporti i Policisë në Francë thotë se e ka marrë vet vëllai, por ai unë e di kurrë s’ka përdorë. Dyshoj në raport të Policisë”, thotë ndër të tjerash ai.

Ai ka treguar se gjendja shëndetësore tani është më mirë dhe se kur të shërohet do të sjellët në Kosovë.

“Derisa të shërohet pastaj do të kthehet në Kosovë”, ka rrëfyer Bujari, duke shpresuar se do të kthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat