Shkatërrohet organizata mafioze shqiptare, 64 të arrestuar - Bota Sot
Shkatërrohet organizata mafioze shqiptare, 64 të arrestuar

Diaspora

Shkatërrohet organizata mafioze shqiptare, 64 të arrestuar

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një operacion i përbashkët i autoriteteve në Belgjikë, Francë, Itali e Holandë në bashkëpunim me Europol çoi në shkatërrimin e një organizate mafioze shqiptare.

Banda merrej kryesisht me prodhim dhe trafikim të drogës, trafik të qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Në total u arrestuan 64 persona, 55 prej tyre në Belgjikë ku dyshohet se ishte baza e organizatës së strukturuar kriminale. Shqiptarëve iu sekuestruan mbi 8 mijë plantacione kanabis rreth 100 mijë euro, 4 makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Në njoftimin e operacionit, Europol e klasifikon krimin e organizuar shqiptar si një shqetësim për vendet europiane dhe paralajmëron të tjera aksione kundër bandave shqiptare që veprojnë në kontinentin e vjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...