“Do të zhduk nëse vepron ashtu si mendoni”, shqiptari kërcënon gardianin në burgun grek - Bota Sot
“Do të zhduk nëse vepron ashtu si mendoni”, shqiptari kërcënon gardianin në burgun grek

Diaspora

“Do të zhduk nëse vepron ashtu si mendoni”, shqiptari kërcënon gardianin në burgun grek

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Policia greke ka arrestuar një shqiptar në ishullin Chios,  pasi u përfshi në dërgimin e një mesazhi kërcënues për një prej pjesëtarëve të personelit të burgut.

Si shkruan CNN grek shqiptari kishte transferuar në kutinë postare të burgut një zarf me një mesazh kërcënues, ku shkruan: “Unë do të zhduk nëse veproni ashtu si mendoni”.

Zyrtari i burgut lajmëroi menjëherë autoritetet dhe filluan hetimet. Rasti u konsiderua si ‘kërcënim terrorist’ dhe është trajtuar si i tillë nga hetuesit.

Shqiptari i arrestuar ka kërkuar falje para gjykatësit, por ai ka urdhëruar paraburgimin e tij.

Mediat greke nuk japin detaje të tjera për rastin dhe për çfarë është i dënuar aktualisht shqiptari, i cili do të gjykohet edhe për rastin e kërcënimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...