Ky është shqiptari që u kap me 1 mln paund kokainë

Diaspora

Ky është shqiptari që u kap me 1 mln paund kokainë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:29
Shqiptari që u kap me 1 mln paund kokainë

Drejtësia  britanike ka dënuar me 12 vite burg një emigrant shqiptar, i cili në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua me 9.5 kg kokainë të pastër.

Siç raportojnë mediat lokale, i dënuari është Suad Sufaj, ndërsa pasi të kryejë dënimin do të dëbohet menjëherë nga toka angleze. Shqiptari, tashmë i burgosur u arrestua vitin e kaluar në veri të Londrës dhe në makinë iu gjet një 1 kg kokainë e pastër, element ky që shtoi dyshimet tek autoritete.

Pas kësaj, vijuan kontrollet edhe në shtëpinë ku jetonte i riu dhe prej aty u sekuestrua edhe pjesa tjetër të drogës. Nga përllogaritjet paraprake, mediat shkruajnë se nëse droga do të shitej në treg do kapte shumën prej 1 milion sterlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat