Kush është shqiptari 26-vjeçar që humbi tragjikisht jetën në Itali?

Diaspora

Kush është shqiptari 26-vjeçar që humbi tragjikisht jetën në Itali?

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:38
Edjol Kapllani

Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit një shqiptar u përfshi në aksident teksa udhëtonte për të shkuar tek e fejuara e tij.

Si pasojë a aksidentit, Edjol Kapllani, 26 vjeç humbi jetën në Pianvallixo të Firences.

Sipas autoriteteve italiane, i riu ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga një mik i tij, edhe ai 26-vjeç. Bashkë me ta në automjet ndodhej edhe vëllai 19-vjeçarit i Kapllanit.

Mediat italiane shkruajnë se i riu jetonte në Borgo San Lorenzo së bashku me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të fjetur tek e fejuara. Por një kthesë e ‘mallkuar’, siç e përshkruajnë edhe mediat fqinje, e ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë. Goditja ishte fatale për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë.

Fatmirësisht raportohet se vëllai i viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Për ngjarjen e rëndë karabinierët e Borgo San Lorenzo vijojnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat