Kërcënonte dhe dhunonte bashkëshorten e fëmijët, arrestohet shqiptari - Bota Sot
Kërcënonte dhe dhunonte bashkëshorten e fëmijët, arrestohet shqiptari

Diaspora

Kërcënonte dhe dhunonte bashkëshorten e fëmijët, arrestohet shqiptari

Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një 36-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga, nga policia në Montelupo Fiorentino (Firence), pasi për vite me radhë ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët e tij. Sipas mediave lokale gruaja dhe dy fëmijët e saj rrinin me frikë gjatë gjithë kohës pasi dhuna ka qenë e pranishme në familjen e tyre. Çdo mbrëmje do kishin debate në shtëpi të cilat më pas përfundon me keqtrajtime që 36- vjeçari i bënte familjes. Shkak dyshohet se ka qenë konsumimi i alkoolit që shqiptari bënte në mënyrë të vazhdueshme.

Gruaja ka kërkuar shpesh herë ndihën e miqve dhe shkonte të flinte tek ata, pasi situata bëhej e papërballueshme. Por shqiptari shkonte dhe e përndiqte gruan ku nuk mungonin dhe kërcënimet.

Dhe në ditën që ishte me e sigurt, ajo u qëllua me një kaçavidë, raportojnë mediat italiane. Hetuesit kanë mbledhur të gjitha provat e mjaftueshme, pas denoncimit të bërë nga gruaja dhe më pas kanë arrestuar shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...