Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm arratisen nga burgu grek - Bota Sot
Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm arratisen nga burgu grek

Diaspora

Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm arratisen nga burgu grek

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:11
Ilustrim

Dy të burgosur shqiptarë të moshës 31 dhe 33 vjeç janë arratisur nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë. Të dy shqiptarët ishin dënuar me burgim të përjetshëm, njëri për vrasje të mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të tyre. Siç raportojnë mediat vendase, mungesa e tyre nga autoritetet e burgut u konstatua mëngjesin e të martës (16 korrik), kur dy shqiptarët munguan në apelin e mëngjesit.

Administrimi i burgjeve njoftoi autoritetet policore të njëjtën ditë për tu vënë në kërkim të tyre. Policia ka nisur kërkimet prej të martës, ndërsa janë njoftuar doganat, aeroportetet etj për të parandaluar daljen e tyre jashtë shtetit grek.

Të burgosurit në burgun Bujqësore Kasandra jetojnë gjysmë të lirë, duke u ofruar punë në strukturën e burgut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat