Tronditëse: Babai shqiptar vret të bijën studente pasi doli natën me shoqet

Diaspora

Tronditëse: Babai shqiptar vret të bijën studente pasi doli natën me shoqet

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 21:04
Sabrina dhe Petrit Lekaj

(E plotësuar) -  Një tjetër ngjarje ka goditur opinionin shqiptar.

Petrit Lekaj, shqiptari që jeton në Adelaide të Australisë, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj.

Arsye e kësaj fatkeqësie mendohet të jetë Sabrina e cila kishte dalë me shoqet gjatë natës dhe nuk u kthye në shtëpi në kohën e duhur.

Image

Sabrina, 20 vjeç mësohet tu ketë thënë shoqeve se ishte e shqetësuar pasi që e dinte se babai i saj do t’i bërtiste kur të shkonte në shtëpi aq vonë.

Ajo u gjet e vdekur, e goditur disa herë me thikë, pranë babait të plaogsur lehtë në bark, po me thikë, të dy të mbyllur brenda në makinë.

Image

Situata ka eskaluar dhe se debate nuk shkoi sic duhet, dhe fatkeqësisht argëtimi me shoqet i ka kushtuar me jetë Sabrines!

Babai shqiptar vret të bijën studente pasi doli natën me shoqet

Një ngjarje shokuese ka tronditur Australinë, pasi një baba shqiptar ka vrarë vajzën e tij 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Adelaide, Australi ku babai i Sabrina Lekajt e ka vrarë me thikë të bijën teksa ndodheshin në makinë. Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me plagë në bark.

Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub. Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.

Image

Ajo tregoi se babai i Sabrinës pak ditë më parë e kishte pyetur të bijën nëse kishte të dashur.

“Ajo gjithmonë i vendoste të tjerët para vetes. Ishte shumë ambicioze, dëshironte të gjente kurën për të gjitha sëmundjet në botë”, tha shoqja e Sabrinës e cila studionte për mjekësi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat