“Toyota Yaris me 3.5 milion euro”, Belgjika shpall në kërkim kushërinjtë shqiptarë

Diaspora

“Toyota Yaris me 3.5 milion euro”, Belgjika shpall në kërkim kushërinjtë shqiptarë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 08:05
Alfred dhe Elvis Vladi

Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred Vladi, 33-vjeç dhe Elvis Vladi, 39 vjeç lidhur me zbulimin e 3.5 milion eurove në një makinë “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, më 23 qershor 2018.

Shkrimi i medias belge “HLN”: 

Si pjesë e një hetimi gjyqësor pas zbulimit të afro 3.5 milion eurove në një makinë belge në Shqipëri, policia federale belge është vënë në kërkim të dy shqiptarëve. Sot, policia shpërndau mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladi. Burrat mund të jenë të rrezikshëm.

Një kamion shqiptar u kontrollua nga autoritetet gjyqësore shqiptare në portin e Durrësit në Shqipëri. Në këtë kamion ishin nëntë automjete, kryesisht nga Belgjika. 

Autoritetet shqiptare zbuluan një shumë totale prej 3.366.700 euro dhe 80,000 franga zvicerane në rreshtimin e brendshëm të dy prej këtyre automjeteve. 

Policia po heton faktet e këtyre dy personave në hetimin gjyqësor: Alfred Vladi, 33 vjeç dhe Elvis Vladi, 39 vjeç.  Të dy burrat - kushërinj - kanë kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm.

Ndërsa policia federale e Berlgjikës në një postim në faqen e saj zyratre në twitter, teksa shpërndan foto e dy kushërinjve shkruan:

"Kush i pa Alfred dhe Elvis Vladi?"

Disa ditë më parë (25 korrik 2019) në ndihmë të autoriteteve belge, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në prani të një prokurori federal, një gjyqtareje Belge, një oficere te policisë gjyqësore po nga Belgjika dhe dy prokurorëve shqiptar që kanë dosjen në Shqipëri, kreu demokrat ka dhëne sqarime në lidhje me tre pyetjet që kishin si qëllim të zbulonin se kush ishte informatori i Bashës mbi eurot që mbërritën me Toyota Yaris dhe që u bllokuan në portin e Durrësit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat