Vjedhjen e Bustit të Komandantit të UÇK-s për Zonën e Rugovës, Deshmorit të Kombit, Smajl Hajdarit, në Shkollën Fillore “Smajl Hajdari”, në Pejë, Kryesia dhe anëtarësia e gjërë e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen, e ka përjetuar shumë rëndë.
Andaj, këtë akt të shemtuar dhe qyqar, e denojmë unanimisht, në të njëjtën kohë kërkojmë nga drejtësia, nëse ka, t'i arrestojnë autorët. Ata janë në mesin tuaj, popull. Mos lejoni të jetoni me kriminelët o, popull.
Por, ndërgjegjësohuni dhe luftoni këto akte të shemtuara. Mos lejoni të na ndëshkoj historia. Poshtë kriminelët!
Lavdi Dëshmorit të kombit, Smajl Hajdarit!