Trafikonin vajza të reja nga Shqipëria, si ra në pranga grupi i shqiptarëve dhe italianëve

Diaspora

Trafikonin vajza të reja nga Shqipëria, si ra në pranga grupi i shqiptarëve dhe italianëve

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një grup shqiptarësh dhe italianësh kanë rënë në prangat e policisë së Piacencës, si pjesë e një rrjeti prostitucioni lokal.

Banda e kishte shtrirë aktivitetin në një sërë veprimtarish kriminale, si prostitucioni, shitja e kokainës, si dhe ndihmë të emigracionit të jashtëligjshëm.

Për të rënë në gjurmët e grupit, agjentët policore kanë përdorur aparate të sofistikuara  për të përgjuar shfrytëzuesit e prostitutave nëpër rrugët e Piacenzës.

Sipas policisë banda trafikonte vajza nga Shqipëria, duke u siguruar atyre makina të shtrenjta dhe apartamente.

Midis të arrestuarve dy janë shqiptarë, të dyshuar si krerë të bandës, të dy banues në Piacenza, si dhe të dy me precedentë të shumëfishtë kriminalë.

Të dy, falë teknologjisë, monitoruan vajzat nga distanca, organizuan lëvizjet e tyre dhe trajtuan aspektet e ndryshme logjistike, duke bërë të mundur funksionimin e rrjetit të prostitucionit. Jo vetëm kaq; hetimet zbuluan edhe martesa fiktive midis prostitutave shqiptare dhe disa italianëve, të cilët, në këtë mënyrë, favorizuan jo vetëm praktikën e prostitucionit, por edhe qëndrimin e paligjshëm të vajzave në Itali. Gjithsesj u arrestuan 13 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat