Sot në Zagreb, mbahet Kuvendi i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

Diaspora

Sot në Zagreb, mbahet Kuvendi i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

Nga: Dashnim Hebibi Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:27
Zagreb

Unioni merret me mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare në Kroaci, afirmimi i shteteve shqiptare (Kosovë, Shqipëri), urëlidhje mes Kroacisë dhe shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, ndihma e pakicës kombëtare shqiptare për viza, mbrojtjen e interesave në organet shtetërore, etj.

Sot, në orën 12.00, në Hotelin Antunoviq, mbahet kuvendi zgjedhorë i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, ku do të marrin pjesë delegatë të Bashkësive shqiptare të Prefekturave dhe mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kroacisë. Ashtu siç na njoftoi, kryetari i Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së saj, z.Sejfedin Prekazi, Kuvendi do të ketë këtë rend dite:

1.Zgjedhja e kryesisë së punës prej tre antarëve

a) Zgjedhja e procesmbajtësit,

b) Dy vërtetues të procesverbalit,

2.- Raporti i kryetarit të Unionit për periudhën katërvjeçare,

3.- Fjala përshëndetëse e mysafirëve (ambasadorët),

4.- Raporti financiar i Unionit për periudhën katërvjeçare,

5.- Shqyrtimi i raporteve të Kryetarit

6.- ZGJEDHJE E ORGANEVE TË UNIONIT:

- Këshilli qendrorë

- Kryetarit dhe nënkryetarit të Unionit

7.- Të ndryshme.

Çdo Bashkësi shqiptare i ka nga tre (3) delegatë në këtë mbledhje zgjedhore. Janë 12 Bashkësi shqiptare nga 3 delegat gjithsej 36 delegatë.

Esad Çollaku kryetari i deri tanishëm, dëshiron edhe një mandat, që ka të drejtë sipas statutit të Unionit, gjerë tani ka ngritë në një shkallë më të lartë Unionin me suksese të një pas njëshme. Siç dihet,,

Unioni merret me mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare në Kroaci, afirmimi i shteteve shqiptare (Kosovë, Shqipëri) , urrëlidhje mes Kroacisë dhe shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, ndihma e pakicës kombëtare shqiptare për viza, mbrojtjen e interesave në organet shtetërore. Unioni e ka propozuar dhe ka punuar për hyrjen e Ermina Lekaj Prljaskaj në Parlamentin kroat dhe tani është deputete, pastaj, hapja e shkollave plotësuse shqiptare me programin „C“ në qytetet dhe prefektura në Kroaci dhe furnizimin me mjete për shkolla. Gjithashtu, unioni ka organizuar edhe takime të shumta në të mirë të komunitetit tonë dhe ka botuar libra si dhe nxjerr revistën e përmuajshme e shumë të suksesshme «Informatori», ku është një dritare e vetme dhe serioze e profesionale.

Veprimtarija e Unionit është specifike se përfaqëson dhe mbron të drejtat kombëtare para institucioneve verndore (Kroate). Nga musafirët e ftuar, që do të marinë pjesë janë :

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, shkëlqesia e tij, z. Riza Poda

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, shkëlqesia e tij, z. Gëzim Kasapolli,

Kryebashkiaku i qytetit të Zagrebit, shkëlqesia e tij, z.Milan Bandiq,

Deputetja e Parlamentit të Kroacisë, zonja, Ermina Lekaj Perljaskaj,

Kryetari i shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci „Shkëndija“ z. Behar Mullajupi, shoqatë që në vitin 2020, feston 60 vjetorin e veprimisë së saj në Kroaci dhe musafië të tjerë. Ashtu edhe si herave të tjera edhe kësaj here, pritet që Kuvendi të kaloj ashtu si i ka hije dhe të vazhdohet puna në të mirë të komunitetit tonë në këtë shtet mikë të kombit tonë, siç është Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat