Italia e akuzoi për terrorist, avokati francez: Për Bardhyl Hoxhën nuk ka asnjë hetim

Diaspora

Italia e akuzoi për terrorist, avokati francez: Për Bardhyl Hoxhën nuk ka asnjë hetim

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Bardhyl Hoxha

Avokati i Bardhyl Hoxhës, njeriu që u akuzua nga autoritete italiane si autorin e një sulmi terrorist që do ndodhte në dhjetor, konfirmon se në ngarkim të klientit të tij nuk ka asnjë hetim.

 I kontaktuar nëpërmjet një e-maili ai sqaron se për Bardhyl Hoxhën nuk ka as proces dhe se mediat do të paditen për këtë laj të rremë.

Nicolas Broville: Ne thjesht njoftuam prokurorin publik se Hoxha ishte në dispozicion të gjykatës. Asnjë proces gjyqësor nuk është hapur në Francë. Ne do t’i padisim për shpifje të gjitha mediat, shqiptare dhe italiane, që përhapën këtë lajm të rremë.

Avokati i Hoxhës e ka cilësuar të rremë lajmin për përgatitje të një sulmi terrorist nga ana e klientit të tij.

Mediat italiane publikuan foton e Bardhyl Hoxhës si person i shpallur në kërkim , por ai vetë kontaktoi dhe mohoi çdo akuzë duke thënë se sulmi ndaj tij ishte inskenuar nga persona të caktuar në Shqipëri. 46-vjeçari Hoxha, deklaroi në lidhje telefonike nga Franca se prej vitesh jeton në këtë vend dhe se ka udhëtuar në Itali te të afërmit e tij pa pasur asnjë problem.

Mediat italiane të njëjtat që publikuan lajmin, bën publike dhe dëshminë e tij duke iu referuar televizionit Ora News. Në web sitet italiane citohet Bardhyl Hoxha dhe publikohet intervista e tij telefonike.

Mëngjesin e së shtunës mediat italiane shkruanin se dy të kërkuarit po planifikonin një sulm që do të ndodhte në muajin dhjetor në përvjetorin e katërt të ngjarjes që ndodhi në Bataclan dhe ku mbetën 90 viktima.

Po kështu edhe i dyshuari tjetër Bujar Hysa rezulton se vuan ende dënimin me burg për akuzën e bashkëpunimit me organizatat terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat