Nesër mbahet festivali i XVIl të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë

Diaspora

Nesër mbahet festivali i XVIl të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë

Nga: Astrit Gashi Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:41
Ilustrim

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, i fton të gjithë Krijuesit letrarë dhe ata muzikorë, që të marrinë pjesë në Festivalin e XVIl  të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. 

Të shtunen me 23 nentor  në orën 16:00 , Betaniaplan 4,  Malmö.

Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, i vetmi i këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, do të prezentohen krijuesit letrarë dhe ata në lëminë e muzikës që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut. 

Në festival jane te ftuar mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe krijues suedezë, danezë, norvegjezë e të tjerë. 

Sikurse edhe në vitet e kaluara festivali do të fillojë me promovimin e librave të botuara gjate vitit kalendarik, pashtu do te kete krijime poetike dhe vepra muzikore.

Këshilli organizativ i festivalit , ju fton te merrni pjesë në këtë evenimet të veqantë në Diasporen tone  i cili tashme gati dy dekada mbledhe në një vend krijuesit shqiptar dhe skandinav...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat