Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Gjenevë që takoi personalitete botërore më shumë se sa një president shteti! - Bota Sot
Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Gjenevë që takoi personalitete botërore më shumë se sa një president shteti!

Diaspora

Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Gjenevë që takoi personalitete botërore më shumë se sa një president shteti!

Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:06
Nefail Maliqi

Zgjedhja e gazetarit tonë Nefail Maliqit në krye të shoqatës së gazetareve botëror në Gjenevë («L’Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein ») sivjet asocion me një jubile, me 20-vjetorin e tij në Kombet e Bashkuara, lajm ky i cili bëri jehonë të madhe në mediat shqiptare në Kosovë e Shqipëri si dhe në Zvicër. Nefail Maliqi 20 vjet në OKB, kujdestar i zhvillimeve botërore për mediat shqiptare. Çka thanë Rugova, Berisha, Kadare për gazetarin nga Presheva në Gjenevë publicistin Nefail Maliqi që 25 vjet jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës i cili si gazetar i vetëm shqiptarë në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare e mban frontin në vijën e parë me laps duke kryer me nderë profesionin e tij. Thamë me nderë, sepse është ndoshta i vetmi gazetar apolitik, që ka ruajtur neutralitetin duke mos u involvuar në parti politike. Prandaj me të drejte thotë kolegu ynë se “të lësh apo të ikësh nga gazetaria, do të thotë të ikësh nga e vërteta..” Presidenti Rugova ashtu edhe lideri dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha duke vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e Nefail Maliqit në fushën e informimit atë e kanë quajtur ambasador të fjalës së lire dhe të së vërtetës.

Image

Kurse Kadare Nefail Maliqin e ka quajtur "fenomen dhe talent i rrallë i gazetarisë shqiptare i cili bëri më shumë se një president shteti duke sensibilizuar çështjen kombëtare në arenën ndërkombëtare.." Ndërsa Adem Demaçi Nefail Maliqin e kishte quajtur "gazetar apachi i cili nga Gjeneva gjuante larg dhe nga gjitha anët në Ballkan.." Kurse shumë liderë shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e Preshevë, gazetarin Nefail Maliqi e quajnë "ujk të vjetër". Për bukuroshen shqiptare Jona Dervishi nga kreu i FFSH-së, atë e ka quajtur "Tigër të gazetarisë shqiptare, i cili nuhat larg dhe asgjë nuk i shpëton pa e parë dhe e shti n ‘dorë.."

Image

Kolegët në Gjenevë zgjedhjen e Nefail Maliqit në kryesine e kësaj shoqate botërore e kanë përshëndetur, duke e cilësuar si historike, meqë për herë të parë zgjidhet në këtë asociacion të gazetareve botëror një shqiptar. Nefail Maliqi gjatë intervistave për mediat zvicerane deklaroi se “ ky është një sukses jo vetëm i imi, por në përgjithësi i gazetarisë shqiptare, kur për herë të parë në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare të zgjidhet një gazetar nga Ballkani”. Nefail Maliqi një veteran i gazetarisë shqiptare, nga TV Shkupi, BBC, DW në TOP Channel, Bota sot deri tek “Presheva Jonë” dhe mediave zvicerane Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë e cila vepron prej 90 vitesh, në Asamblenë e Përgjithshme të fundit te saj të bartur para ca ditësh në krye te Shoqatës së Gazetarëve botërorë me seli në Gjenevë. Në kryesine e kësaj shoqate ndërkombëtare që tubon rreth 200 gazetarë botëror është zgjedhur edhe një shqiptar, është ky Nefail Maliqi nga Presheva që jeton dhe vepron në Gjeneve që 20 vite. Kjo është për herë të parë një gazetar shqiptar në krye të shoqatës së gazetareve botëror në Gjenevë («L’Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein ») është ky lajmi që e përcjellin mediat shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë.

Image

Maliqi njihet si një ndër gazetarët më aktiv në diasporën shqiptare duke kontribuar në procese shumë delikate sikurse sensibilizimi për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm. I pyetur rreth shoqatës së gazetareve botëror Gjenevë së cilës i prinë z.Nefail Maliqi, ka deklaruar se "Shoqata e cila tubon gazetarë botëror, kryesisht korrespondentëve të OKB-së u themelua më vitin 1928, ajo menjëherë u përqafua nga vlerat e lirisë, drejtësisë dhe respektit për diversitetin nga Kombet e Bashkuara numëron rreth 200 gazetarë, të cilët ndjekin me përkushtim aktivitetet jo vetëm në OKB në Gjenevë por edhe në Zvicër për mediat dhe agjencitë e lajmeve nga mbarë bota".

Image

Shoqata në fjale, APES për çdo vjet organizon edhe vizita në qendra te ndryshme turistike dhe ekonomike apo të biznesit në Zvicër si në Bernë, Linteshtain, CERN etj.. si vendet e ndryshme të botës. Kështu viteve të fundit ekipe gazetaresh nga APES ka vizituar disa vende botërore si Kosovën, ku ishim dy herë, pastaj Turqinë, Ukrainën, Rusinë, Tajvanin, Kinën etj.. Këtë vit pritet një vizitë e këtij karakteri, të gazetarëve botëror, që do të organizohet edhe në Shqipëri, meqë ky vend është kandidate negociuese për anëtarësimin e saj në BE. Për gjitha këto vizita dhe aktivitetete padyshim duhet falënderuar komitetin e APES dhe presidentin e shoqatës ne fjalë z.Jean Musy i cili ka bërë edhe po bënë një pune kolosale.. " ka thenë Nefail Maliqi nga APES.

Image

Sipas tij, kolegët, anëtarët e shoqatës APES kanë qenë në ballë për të mbuluar ngjarje të njohura në Gjenevë si përfundimin e luftës Indokinë në vitin 1954, adresa Che Guevara para Konferencës së OKB-së për Tregti dhe Zhvillim në vitin 1964, Samiti i Gjenevës mes Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev në vitin 1985 në mënyrë efektive duke i dhënë fund Lufta e Ftohtë. Më pas bisedimet e paqes për Sirinë, Qipron, Jemen, Irak dhe Libi, për të mos përmendur bisedimet bërthamore të Iranit si dhe konflikti i fundit mes SHBA-ve dhe Iranit si dhe konferenca e paqes për t’i dhënë fund luftës Iran-Irak, kriza dhe lufta në ish-Jugosllavi i cili vend mori si bumerang shkatërrimin e tij, për shkak të këqijave, diskriminimit, krimeve dhe padrejtësive që ju kishin bërë me decenie të tëra shqiptarëve në Ballkan, nga ky shtet artificial që dominonin sllavët me politikat e tyre antishqiptare. Anëtarët tanë kanë qenë edhe atje si dëshmitarë të vizitave nga personaliteteve të tilla si Nelson Mandela, Yassir Arafat, Bill Clinton, Ibrahim Rugova, Sali Berisha etj.." Gazetarët duhet të dezertojnë nga mafia politike në Ballkan sa i përket situatën së mediave dhe gazetarisë në Kosovën e pas çlirimit, ai ka shprehur zhgënjim se ne çfarë gjendje kanë ardhur mediat dhe gazetarët. "Situata e mediave në Kosovë keq e më keq. Ato manipulohen nga bosët dhe mafia politike. Jam i zhgënjyer me gjendjen e mediave në Kosovë dhe Shqipëri. Më trego çfarë është gjendja e mediave, të të tregoj se çfarë shteti je. Kosova që dy decenie është e lirë, por fatkeqësisht këtë liri mediat ende nuk e gëzojnë. Rruga për në BE kalon përmes lirisë së shtypit, e këtë e dinë mirëfilli Tirana e Prishtina zyrtare.." ka shtuar gazetari nga Gjeneva, Nefail Maliqi.

Image

"Në Kosovë sot shumica e mediave nuk janë të pavarura, por të varura pas të cilave qëndrojnë bosët politikë, biznesmenë të lidhur me grupe mafioze. Kur mediat kanë telashe financiare le ta zëmë në Francë apo Zvicër, atëherë shtrohet pyetja si mbahen, si ekzistojnë ato në Kosovë, kush qëndron pas tyre?! Mediat në Kosovë sot manipulohen nga bosët e tyre politik dhe biznesmenët dhe grupet mafioze që humbës është gazetari i cili jo vetëm se është me rrogë të vogël i cili punon vetëm për 200 apo 300 euro por është edhe i kërcënuar dhe rrezikuar jeta e tyre nga bosët dhe mafia politike nëse nuk do të jenë të dëgjueshëm ata. Kjo situate alarmante nuk është vetëm, në Kosove por edhe në Serbi e Shqipëri, kur sipas indeksit te asociacioneve ndërkombëtare te press-it, për nga liria e shtypit këto vende të Ballkanit mbeten gjithnjë të fundit në listë. Prandaj, gazetarët duhet të dezertojnë nga mafia politike në Ballkan. Merre me mend në Kosove për çdo dite hynë nga 2100 lajme, informacione, ku pjesa dërmuese apo 1500 janë lajme nga mediat serbo-ruse, kurse vetëm 600 lajme janë vendore, autoktone dhe krejt normale që Kosova për çdo vit keq e më keq dhe po ballafaqohet me kriza te njëpasnjëshme ", ka deklaruar gazetari Nefail Maliqi, nga kreu i Shoqatës (APES) të gazetareve botërorë në Gjenevë.

Image

Dy fjale për publicistin dhe gazetarin e njohur Nefail Maliqin. Ja cilat personalitete botërore kishte takuar dhe intervistuar. Sipas z.Maliqi "privilegj i shoqatës sonë është se kreu i APES ka bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të fortë si nga autoritetet zvicerane ashtu edhe nga shoqata tjera si motra në Zvicër. Vlen të theksohet se ne jemi vazhdimisht në bashkëpunim dhe partnerë me Asociacionet ndërkombëtare të press-it sidomos me IFJ dhe „Reporters Sans Frontieres“ në Bruksel." “Parimi im si gazetar këto decenit e fundit ka qenë dhe mbetet gjithnjë te respektojmë profesionin, të jemi korrekt dhe të shpejtë me informacione, me shkrimet tona objektive t’i kontribuojmë shoqërisë sonë dhe të avancojmë proceset demokratike dhe çështjen tonë kombëtare. Bash me pas dashur të merrem me politike, isha inkuadruar kaherë edhe atë në Zvicër ku është një politikë më serioze, më transparente dhe ku punohet me duar të pastra. Por nuk kam dashur për shkak respektit të profesionit tim të gazetarisë të cilit i kam ndenjur besnik dhe se kam ndërmend ta tradhtojë meqë ky profesion më ka sjellë nderë dhe suksese deri këtu ku jam sot. Faleminderit, jena mirë deri këtu..” ka thëne në fund kolegu Nefail Maliqi për mediat shqiptare duke folur për interesimin e partive politike.

Image

Për fund gazetari Nefal Maliqi deri sot ka takuar personalitete botërore më shumë se çdo lider apo president qoftë ata në Kosovë apo Shqipëri. Deri tash ai ka takuar dhe biseduar pos me liderët më të lartë kombëtar, si Rugova, Kadare, Berisha, Demaçi edhe me mbi 100 personalitete tjera botërore, si president, kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare (Hillary Clinton, Micheline Calmy-Rey, Ignazio Cassis, Madelin Ollbrajt, Uesli Clark, Havell, Mazjovjetski, Viliam Wolkeri, Christofer Hill, Jamie Sheja, Bernar Kouchner, Wolfgang Petritsch, Kenan Evren..) duke përfshirë këtu edhe krerët më të lartë të organizatave ndërkombëtare OKB-së, NATO-së, BE, OSBE-së, Interpol-it, Europol-it etj.. (Kofi Anna, Ban Ki Moon, Antonio Guterres, Havier Solana, Barroso, Morgerini, Robertson, ). Njëkohësisht ai ka takuar dhe biseduar me yjet më të njohur të filmit botëror (Angelina Jolie, Schwarzeneger, Sofia Loren, John Voight, Salma Hayek etj..) apo nga fusha e sportit, futbolli (Pele, Zidan, Platini, Blater, Rumenige, Cana, Vokrri, Shaqiri, Xhaka etj..)

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat