Vritet 25-vjeçari shqiptari në Suedi, punonte si rojë sigurimi, dalin detaje të reja nga dëshmitarët

Diaspora

Vritet 25-vjeçari shqiptari në Suedi, punonte si rojë sigurimi, dalin detaje të reja nga dëshmitarët

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një 25- vjeçar nga Mitrovica e që jetonte në Kristianstad të Suedisë, ka vdekur tragjikisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

I riu kosovar B.Azemi humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Kosovari që po jetonte me familjen në Kristianstad në Suedi nuk ishte në detyrë kur edhe u qëllua me armë.

“Unë nuk pash asgjë, por burri im dëgjoi dy të shtëna me armë. Është e tmerrshme që kjo po ndodh në Suedi, kemi ardhur këtu për t’u qetësuar. Shpresoj që policia të bëjë më shumë për sigurinë, veçanërisht në këtë zonë”, thotë Nyonen Miye, e cila jeton afër zonës ku ndodhi vrasja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:31 kur edhe u njoftua policia nga fqinjët në këtë lagje, por që 25- vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit.

Vendi ku ndodhi krimi është pikërisht në Langbrogatan në lartësinë e Torggatanit.

“Ka filluar një hetim paraprak për vrasjen. Policia po i përpilon informacionet që morën gjatë natës. Ky është një hetim teknik dhe ne kemi trokitur edhe në shumë dyer. Na janë dhënë disa informata. Ne punojmë intesivisht në këtë”, tha zëdhënësja e policisë, Evelina Olsson.

Madje nga policia u tha se shumë njerëz u mblodhën në spital për të riun dhe se shumë oficerë policorë qëndruan në spital që të siguroheshin se personeli mjekësor po e kryente si duhet punën.

Policia u bëri thirrje dëshmitarëve, të cilët mund të kenë informacione rreth vrasjes të kontaktojnë me ta në nr. tel. 11414.

***

Një 25 vjeçar nga Mitrovica e që jetonte në Kristianstad të Suedisë, ka vdekur tragjikisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

B.Azemi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Azemi u plagos mbrëmë në Suedi, por që nuk arriti t’u bënte ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë mjekimit në spital.

Arsyet që çuan te kjo ngjarje nuk janë të ditura,  thuhet se 25- vjeçari po punonte si rojë sigurimi, por që në kohën e ndodhisë nuk ishte në punë.

Policia po heton nëse ai ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse ai ka pasur ndonjë kërcënim kundër tij.

Policia tashmë ka cilësuar rastin si vrasje, por që asnjë person nuk është arrestuar për rastin e orëve të para të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat