Shqiprim Arifi takime të rëndësishme në Nju Jork

Diaspora

Shqiprim Arifi takime të rëndësishme në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:30
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë qëndrimit në Nju Jork ka qenë i ftuar në takimin në Queens me kongresisten amerikane Grace Meng. Ai në këtë aktivitetet u takua edhe me Mark Gjonaj, këshilltarin në Bashkinë e Neë York-ut, që është i pari shqiptaro-amerikan në bashkinë e New York-ut i zgjedhur që prej 2017, ndërsa në 2012-2017. Gjonaj ka qenë anëtar i asamblesë së shtetit të Neë Yorkut, por njihet edhe si aktivist i hershëm në çështjen e Diasporës shqiptare në shërbime filantropike duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për kauzën shqiptare, përcjell INA.

Kreu i Preshevës ka biseduar edhe me kongresisten Grace Meng, e para kongresiste Aziatiko – Amerikane, që zgjidhet kongresiste në Kongresin amerikan. Në bisedën mes tyre fokusi ka qenë tek Lugina e Preshevës dhe gjendja e shqiptarëve. Meng tha se do të mbështes [do përpjekje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Meng është Nënkryetare e Grupit të Kongresit Amerikan të Paqësorit Amerikan (CAPAC).

Ajo premtoi se gjatë legjistaturën e ardhshme dotë bashkohet në Grupin Shqiptar në Kongres, i cili kryesohet nga Kongresmeni Eliot Engel – Kryetar I Komitetit të Marrdhënjeve me Jashtë të Kongresit.

Në kuadër të këtyre takimeve, Arifi takoi edhe veprimtarin e njohur të komunitetit Harry Bajraktari, i cili tha se do të angazhohet për lobim dhe ngritjen e zërit shqiptar të Luginës në instancat më të larta në administratën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat