Nëntë kriminelët më të kërkuar në Londrën e Jugut, mes tyre edhe një shqiptar - Bota Sot
Nëntë kriminelët më të kërkuar në Londrën e Jugut, mes tyre edhe një shqiptar

Diaspora

Nëntë kriminelët më të kërkuar në Londrën e Jugut, mes tyre edhe një shqiptar

Më: 27 prill 2020 Në ora: 08:36
Marjan Luku

Autoritetet britanike kanë publikuar fotot dhe emrat e 9 kriminelëve më të kërkuar në Londrën e jugut, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin Marjan Luku 30 vjeç, i cili është në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike.

30-vjeçari shqiptar u kap në një fabrikë kanabisi në 30 korrik të vitit të kaluar. Pas arrestimit, ai u la i lirë gabimisht dhe tani është në kërkim.

Ai përshkruhet si një person me trup mesatar, flokë të shkurtra të zeza dhe sy të gjelbër.

Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve që kush i ka parë këta persona, mes tyre edhe të riun shqiptar të kontaktojnë në numrin e telefonit 0800 555 111 duke ruajtur anonimatin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat