Aksident tragjik në Itali/ Makina ndahet më dysh, ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve

Diaspora

Aksident tragjik në Itali/ Makina ndahet më dysh, ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 21:06
Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30 në unazën e Vignolas në Itali, ku fatkeqësisht humbi jetën një shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Violeta Cakën, nënë e tre fëmijëve.

Shqiptarja, e cila banonte në Marano të Napolit, po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Por pikërisht në këtë moment është përplasur nga një makinë tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga një 47-vjeçar. Si pasojë e përplasjes makina e Cakës ka dalë në korsinë tjetër dhe është përplasur sërish me një tjetër mjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat