Nëndega e LDK-së në Burgdorf mban aktivitetin e radhës

Diaspora

Nëndega e LDK-së në Burgdorf mban aktivitetin e radhës

Nga: Haki Latifi Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:58
LDK

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri Refki Kryeziu, i cili pasi e propozoi rendin e ditës, prezantoi aktivitetet gjer më tani si dhe u diskutua për aktivitetin e Nëndegës në të ardhmën.

Në vazhdim, kryetari z. Refki Kryeziu prezentoi inisiativën e Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj“ në Zvicër për aksionin për ta ndihmuar realizimin e projektit madhorë; Veprimtaria Atdhetare për Heroin e Kosovës; Salih Çekaj, të ndërmarrë nga Instituti trashegimisë kulturore dhe muzeve të Kosovës.

Për aksionin humanitar gjer më tani janë grumbulluar gjithsej: 650Fr. Nazmi Ibrahimi ; 50Fr., Ramadan Gashi; 50Fr., Refki Kryeziu; 100Fr., Ramiz Gashi; 100Fr., Halit Latifi; 100Fr., Ali Basha; 100Fr., Haki Latifi; 150Fr.

Kryetari z. Kryeziu i falenderoj të pranishmit për gadishmërinë dhe solidarizimin, duke dëshmuar si gjithmonë në të kaluarën kjo Nëndegë e LDK-së dhe anëtarësia e saj vazhdimisht janë dalluar me kontributet e tyre financiare dhe solidare në dobi të vendit.

Të interesuarit, të cilët dëshirojnë të përkrahin këtë aksion, mund të lajmërohen tek anëtarët e kryesisë së Nëndegës.

Njëherit kryetari i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf z. Refki Kryeziu, të gjithë anëtarësisë dhe bashkatdhetarëve iu dëshiroj pushime të bukura dhe që të kenë kujdes të vazhdueshëm- të shtuar gjatë këtyre pushimeve në mënyrë që të shmangin rrezikun nga Covid-19.
Në vazhdim kryesia diskutoj edhe për aktivitetet e kësaj nëndege në të ardhmën.

Komisioni për informim i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat