Bandat e shqiptarëve detyrojnë qeverinë britanike të ndryshojë legjislacionin për dëbimet

Diaspora

Bandat e shqiptarëve detyrojnë qeverinë britanike të ndryshojë legjislacionin për dëbimet

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Britania po bën gjithçka që të përpilojë një ligj të ri për dëbimet e shpejta të personave që kryejnë krimin në territorin e saj. Nevoja urgjente për një legjislacion të ri është kërkuar nga Ministrja e Brendshme Priti Patel, bazuar më së shumti në rastet e shtetasve shqiptarë.

Për anëtaren e kabinetit qeveritar në Angli, rasti më domethënës ka qenë ai i një gangster shqiptar i burgosur për gjashtë vjet për drejtimin e makinës së tij me shpejtësi duke rrezikuar jetën e polices, ndërsa kishte rreth 1 mln paund kokainë me vete. Por, shmangu dëbimin me argumenti se rrezikohej nga gjakmarrja “nëse do të dërgohej në shtëpi”.

Në anën tjetër, një refugjat irakian i shpëtoi dëbimit pasi u lirua më shpejt nga burgu gabimisht dhe vazhdoi të ishte “mbret” i grupeve famëkeqe, fakte që janë bërë publike edhe në faqet e “Mail”.

Rastet nxjerrin në pah pengesat ligjore me të cilat përballen autoritetet kur përpiqen të dëbojnë kriminelë seriozë të huaj.  Megjithatë, numri i shkelësve seriozë të dëbuar ka rënë me gati 40 për qind në katër vitet e fundit  nga 5,218 në 2015 në 3,225 vitin e kaluar.

Një shkelës i tillë është Resul Rahova, një shqiptar i dënuar si tregtar i drogës. Pasi arriti në Angli në tetor të vitit 2011, atij iu dha statusi i refugjatit me leje të kufizuar për të qëndruar deri në shkurt 2017.

Atij iu dha një dënim me burg për 6 vite për veprat penale të drogës në vitin 2016, por ai doli me sukses të shmangte dëbimin duke pretenduar rrezikun e gjakmarrjes në Shqipëri. Me gjithë përpjekjet e mëtejshme për ta larguar nga Britania, atij i është lejuar të qëndrojë në bazë të Ligjit për të drejtat e njeriut.

Ky është vetëm një rast dhe në harkun e 10 viteve të fundit janë gjithsej 22 raste, kur shqiptarë të dënuar në Evropë, por jo vetëm e gjejnë veten në Britani. Dhe pikërisht atje arrijnë të sigurojnë mosekstradimin, madje kërkojnë edhe azil, duke vënë në diskutim drejtësinë e vendeve nga kërkohen. Madje, ka raste edhe nga Amerika.

Por, Britania tashmë e ka në dorë. Do të përdorë “Seksionin 40” të papërdorur më parë në Aktin e Ekstradimit të vitit 2003, i cili lejon qeverinë të lëshojë një certifikatë që tejkalon procesin e azilit.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar Zyrën e Brendshme se  “grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Britani, veçanërisht kokainën. Ata gjithashtu po zgjerojnë ndikimin e tyre në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat