Ka ndërruar jetë humanisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare Jahi Aliu - Bota Sot
Ka ndërruar jetë humanisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare Jahi Aliu

Diaspora

Ka ndërruar jetë humanisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare Jahi Aliu

Nga: N. H Më: 28 korrik 2020 Në ora: 01:01
I ndjeri Jahi Aliu dhe Dashnim Hebibi

Më 27 korrik në Cyrih të Zvicrës ka ndërruar jetë humanisti i njohur dhe njëherit veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Jahi Aliu.

Lajmin për vdekjen e Jahi Aliut e ka bërë të ditur, nipi dhe bashkëpunëtori Dashnim Hebibi.

Ai përmes disa vargjeve tejet emocionuese ka dhënë lajmin e kobshëm, se mërgata në përgjithësi, ka humbur njeriun që nuk u ndal në asnjë moment së kontribuuari për çështjen e mërgatës në diasporë.

Dashnim Hebibi thotë se Jahiu ishte me zemër të madhe, ishte bujar, i zëshëm për të mirën e kombit dhe kontribuues me vepra.

Ja njoftimi i plotë:

Shumë e shkurtë kjo jetë!

Aty rreth orës 22.30, mora një lajm të hidhur, shumë të hidhur, mu dukë, se plasi qielli, paska ndërruar jetë, Daja Jahi, përndryshe, veprimtari, bamirësi i mirënjohur, një personalitet, që shumë ka dhënë për kulturën shqiptare në diasporë e më gjerë.

Ishte president i agjencisë turistike Rinia Reisen me seli në Cyrih, që para disa viteve, ishte përplot e përplot hallexhinj, kurrë dera e tij s’është mbyllur. Ishte i pari që kontribuoi, apo deshi të bëj, që të kemi edhe një televizion në diasporë. Po shumë njerëzve ju kë ndihmuar o daj. Ishte me zemër të madhe, ishte bujare, ishte i zëshëm për të mirën e kombit dhe kontribuues me vepra. Sa modest që ishe! E vërtetë, se nuk të kam takuar moti, nuk e pasna ditur, se nuk paske qenë mirë me shëndet.

Ti ishe simbol e do të mbetesh i bamirës. Linde në Llojan të Kumanovës, jetove në Preshevë, punove për Dardani dhe paske mbylle sytë në Zvicër, në ketë shtet, që shumë ke kontribuar dhe e ke çmuar. O daja Jahi, dy libra edhe mua mi ke sponsorizuar. Kurrë nuk e harroj, kur erdha te zyra jote në mes të Cyrihut, ishte plot me njerëz e veprimtarë, t’i modest, në njërin krahë kishe djalin Blerimin dhe ne krahun tjetër Burimin, që punonin në zyre duke i shërbyer mërgatës sonë. Kur pate ndërruar jete, daja Bexhet Sallahu, shumë u pate mërzitur, sepse me atë ke punuar shumë dhe me pate thënë, mu tha krahu.

O daj, sonte jam larg Zvicrës, erdha këndej në Kroaci, erdha si me zemër të thyer, sikur ta dija, se do të marr ndonjë lajm të hidhur. Aiiii, daj! Nuk do të jem, që ta them lamtumiren e fundit. E di, se më ke dashur, shumë herë më pate ftuar për moderim në disa mbrëmje kulturore, që organizoje në Zvicër. Një është e sigurt, se mungesën tënde do ta ndjej gjithmonë dhe kurrë nuk do të harroj. I lumi ti për atë zemër që e kë pas. I urtë, bamirës, patriot. Dritë beftë shpirti jot atje në Parajsë e unë do të lutem sonte për Ty, do të flas me Ty, do të kem në shpirt në atë vend që të kam pasur, në vendin e zgjedhur, në shtatë katet e shpirtit tim, aty ku i kam më të dashurit. I përjetshëm kujtimi!

Padyshim, se trupi po mundohet t’i përballoj kësaj dhimbjeje, por një freski po me vije, duke e ditur, se do të jetosh përjetësisht të ata që dinë e kanë ditur dhe janë më të drejtën, paqen e bamirësinë. Ngushëlloj djemtë, vajzën, familjen e ngushtë, të gjithë ata, qe e kanë njohur! U shua edhe një yll bamirësie, që bënte dritë gjithmonë! Dritë ishe e do të mbetesh. Qoftë banorë i parajsës në përjetësi! Lavdi veprës tënde!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat