Shqiptarja që synon të bëhet deputete në Vjenë kërkon votën e bashkatdhetarëve

Diaspora

Shqiptarja që synon të bëhet deputete në Vjenë kërkon votën e bashkatdhetarëve

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 17:48
Drita Cacaj dhe Sebastian Kurz

Drita Cacaj është shqiptarja në garë për deputete të Vjenës.

Cacaj në Ktv foli për synimet e saj për të marrë ulëse në parlamentin e Vjenës.

“Që 11 vjet jam kryetare në Partinë për Gratë në Qarkun e Pestë ku banoj. Partia Popullore e Austrisë më dha mundësinë të jem udhëheqëse në këtë parti për gratë. Kemi gjasa të fitojmë në këto zgjedhje parlamentare”, tha ajo.

Ajo njoftoi se do të kërkojë edhe votat e shqiptarëve atje.

“Në Vjenë janë një komunitet i madh i bashkatdhetarëve tanë. Ka edhe shqiptarë tjerë që marrin pjesë në këtë garë për t’i përfaqësuar votat. Bëj thirrje të dalin të votojnë shqiptarët. Jemi komunitet i madh dhe kemi të drejtë vote dhe të marrim ulëse në parlament. Kemi shumë shqiptarë me të drejtë vote”, u shpreh ajo.

Cacaj tha se gjatë pandemisë është vështirë të bëhet fushata, porse megjithatë ka përkrahje të madhe.

“Para 5 vitesh kur kanë qenë zgjedhjet kanë qenë 5 kandidate. Këtë vit jemi 3. Ato dyja janë në Partinë Socialiste. Jemi 3 gra që garojmë për një ulëse në Parlament. Jemi 3 zonja”, tha ajo.

Kërkesat e komunitetit shqiptar, tha ajo, janë për lehtësim të burokratizimit në institucione shtetërore, për kërkesën e leje qëndrimit, për shoqërinë e kulturën shqiptare etj.

Sebastian Kurz, kancelari austriak, tha ajo, ka mendime të mira për shqiptarët në Vjenë.

“Ai është i mirë për shqiptarët. Ai disa herë më ka thënë se shqiptarët janë integruar mirë”, tha ajo.

Ajo tutje bëri thirrje tek bashkatdhetarët të dalin në zgjedhje.

“Nuk po them vetëm mua. Por duhet të dalin shqiptarët të votojnë. Bëj thirrje tek ata që kanë të drejtë vote është për të mirën e tyre dhe tonën. Unë do të jem zëri i tyre. Do të ecim përpara”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat