Plagosja e shqiptarit në Athinë, i ndodh e papritura shoferit të taksisë që “ndihmoi” autorët

Diaspora

Plagosja e shqiptarit në Athinë, i ndodh e papritura shoferit të taksisë që “ndihmoi” autorët

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Mbrëmjen e kaluar u plagos një shqiptar në qendër të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se ai po mjekohet në spitalin “Kryqi i Kuq” ndërsa mbetet e paqartë si u godit. Pas kësaj ngjarje, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissa, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili pësoi krizë paniku dhe nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, as se si arma u gjet brenda automjetit.

Ditën e djeshme, Top Channel raportoi se palët u konfliktuan verbalisht dhe në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe e qëlloi në këmbë.

Dyshohet se sherri mes palëve ishte për pazare të prishura të drogës, pasi shqiptari është arrestuar disa herë për krime të lidhura me trafikun e drogës dhe vjedhjeve.

Forca të shumta policore nisën një operacion për gjetjen e autorëve nëpër rrugët e lagjes, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk u bë i mundur arrestimi i autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat