Qyteti me 15 shoqata shqiptare!

Diaspora

Qyteti me 15 shoqata shqiptare!

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:18
A janë aktive shoqatat shqiptare në qytetin e Malmës, në Suedi?

Autoriteti për Çështjet e Rinisë dhe të Shoqërisë Civile (MUCF) që vepron në gjiun e Qeverisë suedeze, këto ditë, për asociacionet e organizuara shqiptare në këtë shtet nordik, ka ndarë 2.4 milionë korona, që përafërisht bëjnë mbi 230 mijë euro. Ky autoritet mbështet jetën dhe veprimtaritë e shoqatave të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe shoqatat dhe asociacinet të nivelit qëndror të themeluara në bazë të etniciteve të ndryshme që veprojnë në Suedi.

Të tri asociacionet qëndrore që përfaqësojnë shoqatat shqiptare në Suedi, Qendra rinore Albakos, Unioni i soqatave shqiptare dhe Lidhja e shoqatave shqiptare Iliria, bashkarisht , kanë deklaruar se në gjiun e tyre kanë gjitësejtë 52 shoqata aktive kuturore shqiptare. Albakos ka deklaruar se ka 19 shoqata, Unioni 24 dhe Iliria 9 shoqata. Të gjitha së bashku kanë deklaruar se tubojnë gjithësejtë 6971 anëtarë. Sipas të dhënave nga Autoriteti për Ҁështjet e Rinisë dhe të Shoqërisë Civile (MUCF), Albakos në shoqatat e veta ka 2072 anëtarë, Unioni 3302 anëtarë dhe Iliria 1697 anëtarë aktvë.

Sipas të dhënave të prezantuara, numëri më i madh nga të gjitha shoqatat shqiptare, egzistojnë në pjesën jugore të Suedisë. Sidomos në regjionin e Skones dominojnë këto shoqata.

Malmë, që është qyteti i tretë me radhë për nga numri i banorëve në Suedi, pra pas kryeqytetit, Stockholmit dhe Goteborgut, gjithnjë sipas të dhënave zyrtare,ka më së shumti shoqata të shqiptarëve. Në regjistrin e shoqatave të Albakosit, të Unionit dhe të Ilirisë, këtu veprojnë 11 shoqata shqiptare. Këtu nuk përfshihen edhe 3-4 shoqata të tjera që veprojnë të pavarura nga këto asociacione.Pra, qyteti i Malmës ka rreth 15 shoqata shqiptare.

Kjo do të ishte e mrekullueshme, sikur këto të dhëna të ishin të vërteta dhe sikur të gjitha këto shoqata të ishin aktive dhe të vepronin. Jeta kulturore e shqiptarëve, në këtë qytet vërtet do të lulëzonte. Ndonëse shumë gjëra janë të dëshirueshme. 15 shoqata shqiptare në një qytet të vetëm, do të ishte mrekullia vet.

Po cilat janë shoqatat shqiptare në Malmë të deklaruara nga Albakosi, Unioni dhe Iliria për të cilat shteti suedez ndanë mjete materiale për të mbështetur veprimtaritë e njëmend të tyre?

Kush janë personat që përfaqësojnë këto shoqata, përkatësisht individët që zyrtarisht janë persona kontaktues të këtyre shoqatave?

Sipas rregullave të funksionimit të Autoriteti për Ҁështjet e Rinisë dhe të Shoqërisë Civile (MUCF), ata që finansohen nga ky autoritet të dhënat për shoqatat anëtare dhe anëtarësinë në shoqata, jipen për veprimtartë e shoqatave të një viti paraprak. Pra të dhënat që po prezentojmë kanë të bëjnë për regjistrin e shoqatave për veprimtarinë e vitit 2019.

Sipas këtij regjistri,këto ishin shoqatat shqiptare në Malmë: Anëtare e Albakosit është KF Liria, me adresë V.L.Väg, me 602 anëtarë dhe që përfaqësohet nga Florent Salihi.

Lidhja e shoqatave shqiptare Iliria, ka deklaruar Shoqatën kulturore shqiptare ”Dardania”, me adresë në Docentgatan në Malmë, me 256 anëtarë. Person kontaktues i kësaj shoqate është Fisnik Zariqi.

Unioni i hoqatave shqiptare ka deklaruar se ka gjithësejtë 9 shoqata që veprojnë në Malmë. Sipas regjistritzyrtar nga MUCF, ato janë:

Shoqata Dora e Artë, adresa Sörbeckgatan,Malmë me 163 anëtarë, personi kontaktues është Lavdije Bajgora.

Shoqata Collegium Musicum Gratë kreative, adresa Betaniaplan 4, Malmë, me 387 anëtarë. Personi kontaktues është Valentina Rradenkovic.

Shoqata kulturore Illyria, adresa e njëjtë, pra Betaniaplan 4 në Malmë, me gjithësejt 261 anëtarë. Personi kontaktues Rexhep Gashi.

Shoqata e Grave Hand i Hand, adesa Sörbäckgatan, Malmë, (adresë e njëjtë me shoqatën Dora e Artë), me 45 anëtare. Person kontatues Fikrije Bajraktari.

Shoqata Rinia, adresa Betaniaplan 4, me 302 anëtarë. Personi kontatues Ola Nedeljkova.

Shoqata e grave Eleonora, meadresë Delsjögatan, Malmë, me 217 anëtarë. Personi kontaktues Rabe Kilaj.

Shoqata Flaka, adresa Betaniaplan 4 Malmë, me 165 anëtarë. Personi kontaktues është Ismail Jashanica.

Shoqata Tirana, adresa Fosievägen, Malmë, me 144 anëtarë. Personi kontaktues Rita Cifliku.

Shoqata kulturore Ilirida, me adresë banesë private në Von Lingens väg, me 25 anëtarë. Personi kontaktues Bekim Tairi.

Êshtë intersant të theksohet se nga 9 shoqatat e regjistrit të Unionit, 4 shoqata ( Collegium musicum, Illyria, Rinia dhe Flaka) kanë adresën e njëjtë, Betaniaplan 4 në Malmë. Aty, në një zyrë, është edhe vet selia dhe administrata e Unionit. Dy shoqata kanë adresën e njëjtë ( Dora e Artë dhe Hand i Hand) dhe një tjetër ka deklaruar selinë në banesë private.

Shoqatat shqiptare në Malmë, për veprimtarinë e të cilave është kërkuar mbështetje materiale nga shteti, dhe kjo kërkesë është aprovuar kanë gjithësejtë 2567 anëtarë, ose gadi sa gjysma e anëtarësisë së të gjitha shoqatave të tyre bashkarisht. Vetëm shoqatat e Unionit në Malmë, është deklaruar se kanë gjthësejtë 1709 anëtarë.

Po të egzistonin vërtet këto shoqata, po të ishin aktivë 2567 anëtarët e tyre, për veprimtarinë e së cilave për cdo vjet ndanë mjete materiale shoqëria suedeze, dhe jo vetëm ajo, atëherë , qyteti i Malmës në Suedi do të vlonte nga veprimtaritë kulturore të shqiptarëve. Por egziton dyshimi se fryerja e regjistit me emrat e shoqatave, është bërë me qëllim dhe vetëm për të vjelur sa më shumë ndihma materiale nga shteti.

E keqja do të ishte më e vogël, po që se këto ndihma, që kapin shuma miliona kronor të shfrytëzoheshin për veprimtaritë e shoqatave dhe për begatimin e masovizimin e jetës kulturore e artistike të mërgimtarëve tanë në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat