Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Diaspora

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:17
Foto nga takimi

Të revoltuar nga humbja e madhe e LDK-s, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, që u drejtua nga, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, kryetar, u diskutua për shkaqet dhe pasojat e humbjës së LDK-s, si dhe mënyra e daljës nga kjo gjendje.

Sipas anëtarve të Kryesisë, shkaqet e humbjës së LDK-s në këtë shkallë, janë Isa Mustafa dhe klani i tij drejtues, të cilët LDK-n e kanë shndërruar në parti tipike komuniste; duke mos bashkpunuar me Degët dhe Nëndegët e LDK-s; në Kosovë dhe mërgatë, duke injoruar e distancuar besnikët e kësaj partie, si dhe mënyra tjera veprimi në kundershtim me rregulloren dhe statusin e kësaj partie.

Ndërsa, sa u përket pasojave, sipas Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, ato janë shumë të mëdha, siq është largimi masiv i anëtarëve të LDK-s dhe mbështetja e Listës së Vjosa Osmanit. Derisa, daljën nga kjo gjendje, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme , e sheh tek mbajtja e një Kuvendi pune për ndryshimin e statusit dhe përgaditja për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, që nga baza e LDK-s, si dhe tek pranimi i fajit dhe largimi anëtarëve të Kryesisë së Degës, nga funksione drejtuese, në LDK.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshe iu dha mbështetje e fuqishme kryetarit të Degës së LDK-s për Gjermani, z. Osman Ferizit. Sipas anëtarëve të Kryesisë së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, z. Osman Ferizi është kryetari më i mirë dhe më i dëshmuar i të gjitha Degëve në mërgat dhe Nëndegëve në Kosovë. Andaj, këshillat e tija duhet të përfillën nga Dega në Qënder.

Në të njëjtën kohë, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, kërkon nga Kryetari, Ferizi, që në një të ardhme të afërt, të raportohet para kësaj Nëndege për gjëndjen e LDK-s, në Gjermani; anëtarësinë, numrin e Nëndegëve dhe kryerjen e obligimeve karshi Degës, si dhe një raport rreth komunikimit me Qendrën e LDK-s, në Prishtinë, pas gjëndjës së krijuar nga humbja historike e LDK-s, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat